Shkenca Ekonomike

Përse duhet të studiojmë në Degën e Ekonomiksit?

  • Interesi për Ekonomiksin si degë është në rritje dhe kjo për arsye se Ekonomiksi është i dobishëm për mënyrën e të menduarit që u mëson studentëve dhe për njohuri të veçanta që ai përçon. Mënyra ekonomike e të menduarit është analitik, i qartë, konciz dhe rigoroz.
  • Njerëzit që studiojnë në ekonomiks janë të mirë në zgjidhjen e problemeve, sepse ata mësojnë të identifikojnë problemet, të përcaktojnë zgjidhje alternative, të përcaktojnë se çfarë të dhënash janë të rëndësishme dhe të peshojnë objektivisht kostot dhe përfitimet në marrjen e vendimeve.
  • Përveç kësaj për të përvetësuar një mënyrë të dobishme të të menduarit, dega e ekonomiksit studion një sërë temash të cilat kanë implikime të rëndësishme për vendimet menaxheriale.
  • Ekonomistët studiojnë se si janë ndërmarrë vendimet e bizneseve dhe vendimet personale në kushte të një informacioni të pasigurt dhe jo të plotë, dhe sigurojnë informacione në brendësi të problemit duke përfshirë edhe planifikimin afat-shkurtër dhe atë afat-gjatë.
  • Një program i fortë si në aspektin teorik dhe në aspektin e aplikuar të ekonomiksit u mundëson studentëve të përdorin njohuritë e tyre për të kuptuar sjelljen ekonomike dhe siguron një bazë për vlerësimin e politikës ekonomike.
  • Studentët fitojnë njohuri edhe mbi institucionet ekonomike si dhe një kuptim të mënyrës se si funksionon një sistem kompleks ekonomik.
  • Këto aftësi mund të aplikohen në përmbushjen e përgjegjësive të punës në një shumëllojshmëri sektorësh dhe grupe profesionesh.
  • Ekonomistët kanë mundësi punësimi në banka dhe në institucione të tjera financiare, pranë firmave konsulente, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, apo dhe agjensive qeveritare në të gjitha nivelet qeveritare, si dhe në universitete.

Më poshtë mund të gjeni disa nga arsyet e rritjes së interesit për Ekonomiksin si degë studimi:

  1. Arsyeja Intelektuale: Ekonomiksi është një fushë që ka të bëjnë me tema të rëndësishme dhe interesante të tilla si: kapitalizmi përkundrejt socializmit, menaxhimi i inflacionit dhe i papunësisë, zhvillimi ekonomik për vendet e varfëra, ndotja dhe ngrohja globale, politika e energjisë, mbrojtja kombëtare, tregtia ndërkombëtare dhe financa, sigurimet shoqërore dhe shumë politika të veçanta qeveritare të tilla si liberalizimi i energjisë elektrike, paga minimale, kontrolli i rentës etj.
  2. Është një Fushë në Rritje: Ekonomiksi, është një fushë dinamike e cila është duke zgjeruar vazhdimisht qëllimin e saj. Problemet ekonomike përqëndrohen rreth shfrytëzimit të burimeve të kufizuara për të siguruar mallra dhe shërbime për shoqërinë. Si një shkencë sociale, ekonomiksi përqëndrohet nëpërmjet analizave të veta mbi njerëzit, në rolet e tyre si vendim-marrës ekonomik. Ekonomiksi ka qenë kaq i suksesshëm duke studiuar lëndët e veta tradicionale saqë ekonomistët kanë pushtuar fushat e tjera të studimit dhe kanë krijuar fusha të reja të tilla si: Ekonomiksi i Sektorit Publik (aplikimi i analizës ekonomike në studimin e politikës), Ligji dhe Ekonomiksi (tani një fushë në majat e shkollave të lartë të Drejtësisë), Teoria e Prodhimit Familjar (aplikimin e analizave ekonomike për të studiuar përdorimin shtëpiak të kohës, si dhe martesës, divorcit, rritjen e fëmijëve) dhe Bioekonomiksi (ku ekonomistët dhe biologët aplikojnë ekonomiksin në biologji).
  3. Është një Degë e pranuar gjerësisht: Ekonomiksi është një drejtim studimi prestigjioz. Ekonomiksi është pranuar gjerësisht si maja e shkencave sociale në botë sot. Ekziston një cmim Nobel në Ekonomiks. Ashtu sikurse fizika, matematika, kimia, biologjia, edhe ekonomiksi është gjerësisht i respektuar, si një fushë e suksesshme akademike e cila vepron në nivelin më të lartë intelektual.
  4. Përgatitja e Karrierës: Ekonomiksi është një fushë jashtëzakonisht praktike dhe një degë në ekonomiks është një përgatitje e shkëlqyer për karrierë në: biznes, shtet dhe fushën e ligjit, sikurse dhe në fusha të veçanta si në arsim, gazetari, shërbime të huaja, konsultë dhe politikë, etj. Ekonomiksi ka shërbyer si bazë për një shumëllojshmëri mundësish për karrierën e një të diplomuari. Me ndjekjen e kurseve të degës Ekonomiks, studentet zhvillojnë aftësi analitike, një background të fortë sasior dhe qartësi e saktësi të mendimit dhe të shprehjes.