Departamenti i Shendetit Publik

May 19, 2011
No Comments

100 vjetori i pavarsis

DEPARTAMENTI I SHËNDETIT PUBLIK 

Kushtetuta e Shqipërisë (pjesa II, kapitulli V) kërkon nga strukturat shtetërore që të sigurojnë standarte të larta të shëndetit fizik dhe mendor, si dhe një ambient pune dhe jetese të shëndetshëm për qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Shëndeti i individit është jo vetëm një nga bazat e të drejtave të njeriut, por edhe një parakusht i mirëqënies familjare dhe cilësisë së jetës në komunitet. Si i tillë, ai është një faktor madhor afat-gjatë për funksionimin e shoqërisë si një e tërë.

Të gjitha këto kushte diktojnë ndërmarrjen e investimeve afat-gjata nga shoqëria shqiptare në të gjitha nivelet, për të mbështetur e përmirësuar shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Pjesë e këtyre investimeve afat-gjata është edhe pregatitja e kuadrove të ardhshëm të shëndetit publik, si personel mjekësor i kualifikuar për trajtimin e problematikave të shëndetit komunitar dhe promovimin shëndetsor.

Diploma të Ciklit të  Parë të Studimeve

  • Bachelor në Infermieri të Shëndetit Publik
  • Bachelor në Teknik Laboratori
  • Bachelor në Higjenist Dentar 

Diploma të Ciklit të  Dytë të Studimeve

  • Master Shkencor në Shëndet Publik
Per me teper mund te shihni:  Miresevini

Admin