DEPARTAMENTI FIZIKES

   

Zbulimet fizike jane themeli i progresit te sotem te astronomise, kimise moderne, biologjise, elektronikes, shkencave inxhinierike etj. Kompjuteri, lazeri, cel phone, internet, qe kane revolucionarizuar boten tone,  jane vetem disa shembuj te bazes fizike te shpikjeve teknologjike. Roli i madh i fizikes ne deget e shkences dhe teknikes dhe lidhja e ndersjellte e tyre con ne domosdoshmerine e saj ne formimin e specialisteve te te gjitha fushave. Fizika eshte terheqese dhe mund t’ju pregatise per te studiuar dhe  punuar ne shume fusha te ndryshme te shkences dhe teknikes

Ne jetojme ne nje kohe ndryshimesh te medha, ndaj  me intuite duhet te percaktojme per cfare ne kemi nevoje tani dhe ne te ardhmen. Sot studentet kerkojne menyra te tjera te te mesuarit ndryshe nga studentet e disa viteve perpara. Kjo vjen nga zhvillimi i madh i teknologjise dhe i kultures ne pergjithesi.

Zhvillimi i Departamentit te Fizikes eshte i orientuar ne  drejtimet: eksperimental, didaktik, fizik e pergjithshme dhe fizike teorike

Misioni i Departamentit te Fizikes  eshte te siguroje nje mesimdhenie te shkelqyer te fizikes ; duke ofruar nivel dhe cilesi te larte ne kurset tona  me futjen e kurrikulave moderne te fizikes  dhe teknologjite e reja ne mesimdhenie. Ne departamentin tone do te gjeni nje staf te specializuar dhe te perkushtuar qe do te japin mesim dhe do te merren me kerkime shkencore dhe qe kane vene gjithe personalitetin e tyre ne sherbim te misionit per rritjen e cilesise se arsimit universitar.

Ne kerkimin shkencor misioni yne eshte zhvillimi i kerkimit shkencor dhe integrimi i punes shkencore  me mesimdhenien, organizimi i veprimtarive shkencore me karakter kombetar dhe nderkombetar. Nje kontribut te rendesishem Departamenti i Fizikes ka dhene ne ngritjen e  Qendres Kerkimore Shkencore per studime mjedisore.

Historiku i Departamentit te Fizikes

Ne vitin 1994 me hapjen e Universitetit  “Ismail Qemali”, u  hap  edhe   departamenti Matematike – Fizike. Ky department ne fillimet e veta ka patur 12 pedagoge te matematikes dhe fizikes te cilet zhvillonin aktivitetin e tyre ne degen e Navigacionit dhe Inxhinierise Navale. Me hapjen e deges se Matematike – Fizikes disiplinat fizike moren nje peshe specifike me te madhe ne kurikulen per pergatitjen e mesuesve te matematike- fizikes per shkollat 9-vjecare. Gjate kesaj periudhe u forcua bashkepunimi me departamentet e Matematike – Fizikes pjese te Universitetit te Tiranes dhe te universiteteve te tjera brenda dhe jashte  vendit , si Universiteti i.Prishtines, Ferrares, Janines .Ne departamentin tone ne kemi patur te ftuar profesoret : Prof. Karlo Ferrara, Prof. Gani Jashari, Prof Sterio Anastasiadhi, As Prof. Albanis Trandafillos etj.
Ne vitin 2007 – 2008 me reformen e UV u krijua Departamenti i Fizikes qe ben pjese ne F.SH.T ne perberje te se ciles ka nje staf te kualifikuar me 3 Prof. dr, 3 Dr, 3 Pedagoge me Mcs dhe 2 pedagoge me pervoje mbi 30 vjecare, te cilet mbulojne te gjitha disiplinat e fizikes se pergjithshme, fizikes moderne, fizikes berthamore, etj.
Tashme ky department mbulon lendet fizike ne deget, Informatike, Inxh.Navale, Inxh. Mekanike, Cikel i Ulet dhe Parashkollor, Infermieri dhe Navigacion. Ne ofrojme   nje diplome te nivelit te pare DNP per fizike dhe MNP per mesues fizike per shkollat 9- vjecare dhe te mesme.

Rregullore e Departamentit të Fizikes

Rregullorja e Departametit të Fizikes së Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit “ Ismail Qemali” të Vlorës, mbështetet në Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutin dhe Rregulloren e UV, si dhe në rregulloren e FShT.
Organizimi:

  • Terminologjia
  • Qëllimet
  • Anëtarësimi
  • Takimet (mbledhjet)
  • Komisioni Ekzekutiv
  • Votimi dhe Rregullat e Departamentit
  • Komisionet
  • Rregullimet
  • Ligjet dytesore

 

  • Terminologjia

Fjala ‘Departament’ e prezantuar në këtë dokument do të thotë Departamenti i Fizikes i  Fakultetit të Shkencave Teknike.  Fjala Drejtues (Përgjegjës) do të thotë drejtuesi i Departamentit .

  • Qëllimet

Qëllimi  dhe detyra e këtij Departamenti është që të ofrojë kurse fizike për studentët e degëve të ndryshme që studjojnë në universitetin e Vlorës të cilët kërkojnë udhëzime. Për studentët e nivelit universitar këto kurse duhet të ofrohen në mënyrë të rregullt ndërsa për studentët e nivelit pasuniversitar, diplomat e nivelit master dhe programe të tjera parapërgatitore për diplomën e Doktoraturës, duhet të ofrohen në programe të përgjithshme dhe të veçanta.
Është gjithashtu qëllimi i këtij departamenti të ndërmarë kërkime shkencore në fushën e fizikes për të mundësuar zhvillimin dhe komunikimin e fizikes në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

  • Anëtarësimi

Vizitorët (pedagogët e jashtëm), Lektorët, Profesorët e Asociuar dhe profesorët në këtë departament konsistojnë në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, (shih rregulloren e FShT, dhe Statutin e UV).
Drejtuesi, (Përgjegjësi i departamentit) ose anëtarët e votuar të fakultetit mund që me shumicë votash të pranojnë përfaqësues nga grupe të tjera matemetikanësh si vëzhgues ose pjesëmarrës pa të drejtë vote në mbledhjet e departamentit.
Drejtuesi (Përgjegjësi i Departamentit ) vendoset nga Dekani ose Qeveria pasi është konsultuar personeli akademik.
Përgjegjësi i Departamentit pasi është konsultuar me fakultetin, duhet që ti rekomandojë  dekanit zëvendës Shefin dhe ti caktojë detyrat atij. Përgjegjësi i Departamentit mund ta ftojë zëvendësin e tij që të marrë pjesë në mbledhjet e këshillit të departamentit  pa pasur të drejtën e votimit.
Drejtuesi (Përgjegjësi i departamentit) duhet që të kryesojë të gjitha mbledhjet e Departamentit dhe ato të këshillit të Departamentit ose mund të autorizojë zëvendësin e tij ta bëjë këtë, në mungesë të Përgjegjësit  të departamentit.
Drejtuesi i departamentit dhe personeli administrativ do të jenë përgjegjës për zbatimin e urdhërave  dhe kërkesave administrative të departamentit.

  • Takimet (mbledhjet)

Departamenti duhet të mblidhet në intervale të rregullta siç mund të vendoset nga vetë departamenti ose me kërkesë speciale të drejtuesit .  Njoftimi për mbledhje urgjente duhet  të jepet të paktën dy ditë përpara. Axhenda duhet të publikohet të paktën një ditë përpara për çdo mbledhje nga drejtuesi.

  • Komisioni  Ekzekutiv

Komiteti ekzekutiv do të përbëhet nga drejtuesi  dhe gjashtë anëtarë të zgjedhur të personelit akademik  të votuar. Nga këta të gjashtë njeri duhet që të qëndrojë në detyrë për një vit dhe duhet që ky anëtar të jetë më i riu në moshë, ose anëtari më i ri i personelit të votuar. Të tjerët duhet që të qëndrojnë në detyrë për një periudhë dyvjeçare me përjashtim të rasteve kur ata shërbejnë si zëvendësues të një anëtari tjetër. Periudha kohore duhet që të organizohet në mënyrë të tillë që të paktën tre anëtarë zgjidhen çdo vit.
Të gjashtë anëtarët e zgjedhur të komitetit ekzekutiv dhe drejtuesi  duhet të veprojnë
Në mbledhjen e fundit të radhës të semestrit të dimrit, personelit të votuar duhet që të zgjedh anëtarin që do të jetë në detyrë për një vit dhe anëtarët që do të vendosen për periudhën dyvjeçare kur këto pozicione në komitetin ekzekutiv mbeten bosh. Anëtarët e sapovotuar të komitetit ekzekutiv duhet që të marrin detyrën e tyre kur drejtuesi vendos që ata të marrin detyrën, por ky caktim detyre duhet të bëhet përpara fillimit të semestrit të vjeshtës.
Askush përveç drejtuesit nuk mund të jetë anëtar i komitetit ekzekutiv për më shumë se 30 muaj të pandërprerë.
Është  detyra dhe përgjegjësia e anëtarëve aktualë të personelit të votuar të rekomandojnë personat që do të mbajnë një pozicion zyrtar në department për një periudhë të caktuar kohore
Profesorët e Departamentit kanë për detyrë të rekomandojnë se cili duhet të promovohet në rangun e një profesori në departament.

  • Votimi dhe Rregullat e Departamentit

Në të gjitha rastet në përqindjen e votuesve shumica përcaktuese e rezultatit të zgjedhjeve të anëtarëve të personelit akademik do të merret parasysh vetëm ata që votojnë pro ose kundër, ata që abstenojnë nuk do të merren parasysh.
Komisioni Ekzekutiv mund të propozojë dhe të formulojë rregulla të reja dhe të marrë vendime në lidhje me to. Vendimet e ndërmarra nga komisioni ekzekutiv duhet të raportohen në personelin akademik sa më shpejt të jetë e mundur. Personeli akademik në mbledhjet e tij mund të ndryshojë rregullat e vendosura nga komisioni ekzekutiv. Për të bërë këtë ndryshim kërkohet 60 %  të votës ose me shumicë të personelit akademik, cilado nga këto kërkesa të përmbushet më parë. Nëse jo, atëherë rregulli do të konsiderohet i  pazbatueshëm.
Një anëtar i personelit akademik të votuar mund të ndryshojë rregullat e propozuara në një mbledhje të departamentit  dhe vetë personeli akademik i votuar mund të bëjë propozime me shumicë votash. Komisioni ekzekutiv mund të paraqes një propozim të kundërt në një tjetër mbledhje të tijën për tu trajtuar ashtu siç është parashikuar më lart.
Përgjegjësi i Departamentit dhe Komisioni ekzekutiv duhet ti servirin çdo anëtari votues të personelit akademik  çdo informacion që ata kanë në dispozicion dhe që lidhet me zhvillimet e fundit të departamentit duke përfshirë këtu pagesën aktuale dhe strukturën e departamentit. Çdo vit në fillim të semestrit të vjeshtës duhet të organizohet një diskutim për buxhtin në mbledhjen e personelit akademik.
Të gjitha vendimet e marra në lidhje me rregulloren duhet që ti publikohen personelit akademik sa me shpejt që të jenë ndërrmarrë. Gjithashtu një koleksion formal i të gjitha vendimeve që janë aktualisht në fuqi duhet të mbahen në një mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të disponueshme për të gjithë personelin  akademik.

  • Komisionet

Komisioni ekzekutiv dhe vet personeli akademik  mund që të formojnë komisione  për qëllime specifike. Anëtarët e këtyre komisioneve mund të caktohen nga Drejtuesi dhe komisioni ekzekutiv, ose të zgjidhen nga personeli akademik.
Komisioni ekzekutiv dhe Drejtuesi  duhet që të caktojë një Komision  personeli (zyrë personeli) që të mundësojë rekrutimin e anëtarëve të rinj të personelit.
Komisionet  duhet të jenë të fushave të ndryshme secili me një kryetar të vendosur nga drejtuesi në konsultim me anëtarët e fushës për të cilën do të ngrihet komisioni. Këto komisione kanë të drejtën e sugjerimit në lidhje me kurset e kësaj fushe dhe gjithashtu mund të bejnë sugjerime në lidhje me stafin drejtuar personelit dhe komisionit  ekzekutiv.
Drejtuesi dhe komisioni  ekzekutiv duhet të caktojnë disa nën-komisione që të merren me problemet e ndryshme të departamentit. Duhet që të jetë një komision edukimi i cili do të merret me të gjitha problemet e edukimit në departament dhe që duhet të mbaj lidhje me komisionet e tjerë. Komisioni Akademik  duhet që të bejë aprovimin a kurseve që do të ofrohen dhe të marrë përgjegjësi për mësimedhënien.
Duhet gjithashtu që të ketë komisione  të tjerë të cilët do të merren me formulimin e programeve mësimore universitare dhe  pasuniversitare, titujt e diplomimit si dhe  pranimin e studentëve në kurset universitare dhe pasuniversitare. Këto këshilla duhet që gjithashtu të preokupohen për bashkëpunimin me shkollën e inxhinierisë, me librarinë, mirmbajtjen e departamentit dhe aspekte të tjera të lidhura me të. Ndërsa të gjitha shqetësimet e lidhura me departamentin duhet që të merren përsipër nga këto këshilla struktura e tyre mund të ndryshohet pa pasur nevojën për ndryshime kushtetuese.
Raportimi dhe rekomandimet e komisioneve  duhet që ti paraqiten të gjithë anëtarëve të personelit akademik  përveç atyre që lidhen me çështje personale.

  • Rregullimet

Çdo propozim për rregullime të kësaj  duhet që të publikohen të paktën dy javë përpara se të ndërrmarrën ato. Që rregullimet të miratohen duhet që të votohen në dy mbledhje të personelit akademik  në një interval kohor jo më shumë se një muaj.

  • Ligjet dytësore

Çdo  propozim për një ligj (rregulli) dytësor ose për rregullimin e një ligji të tillë duhet të publikohet  të paktën dy javë përpara se të veprohet mbi të. Një ligj dytësor mund të kalohet me një votim afirmativ në mbledhjen e fakultetit. Një votë afirmative do të thotë votim për kalimin e ligjit (rregullit) me një minimum të caktuar  të numrit të votave, ashtu siç këkohet për rregullimin e kushtetutës

Kjo rregullore e miratuar në mbledhjen e komisionit ekzekutiv të Departamentit të Fizikes