Shkencat Teknike

Fakulteti i Shkencave Teknike zotëron një shumëllojshmëri ambientesh studimi si Laboratori i Biologjisë, Kimisë, Fizikës, Informatikës, Inxhinierisë Mekanike dhe Navale, si dhe i Shkencave Detare. Ky fakultet ofron 16 programe studimi të nivelit Bachelor, 5 programe studimi të nivelit Master Profesional, 6 programe studimi në Master Shkencor, si dhe një program Doktorature në Matematikë.

Shkencat Ekonomike

Fakulteti i Shkencave Ekonomike është një prej institucioneve kryesore akademike të Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës. Rëndësia e këtij fakulteti qëndron kryesisht në programet akademike që ai ofron, disa prej të cilave janë unike në fushën e arsimit të lartë në nivel kombëtar. Ky Fakultet është i përbërë nga Departamenti i Biznesit, 
 Departamenti i Ekonomiksit, 
 Departamenti i Financës.

Shkencat Humane

Fakulteti i Shkencave Humane, i përfshirë në hapësirën shqiptare dhe europiane të Arsimit të Lartë, ofron në fund të ciklit të parë 3-vjeçar të studimeve Diploma të Nivelit Bachelor, Master Profesional për Mësuesi në Gjuhë Italiane dhe Gjuhë Angleze, Cikël të ulët me profil minor parashkollor, Shkenca Administrative, si dhe Master Shkencor në Përkthim dhe Interpretim, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Drejtësi, Edukim.

Shëndeti Publik

Fakulteti i Shëndetit Publik formon infermierë të përgjithshëm dhe të profilizuar në fusha të caktuara (mami, pediatri, patologji, kirurgji, shëndet publik, shëndet mendor) të shërbimit infermieror dhe shëndetit publik. Gjatë periudhës së formimit, studenti zhvillon aftësitë e nevojshme për të kontribuar në dhënien e përkujdesjes cilësore ndaj shëndetit të pjesëtarëve të komunitetit.

Universiteti Ismail Qemali Vlorë

Në rradhët e para të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në hapësirën shqipfolëse.

Buletini Shkencor boton punime origjinale që sjellin njohuri të reja dhe të rëndësishme për avancimin e shkencës. Dërgimi i...
UV Lista e fituesve MSH 2014 17,749 total views, 2,411 views today
Sipas Udhëzimit të Ministrisë dt. 8.8.2014, viti akademik 2014-2015: –fillon në 20 tetor 2014; –mbaron në 30 shtator 2015;...

  • Screen Shot 2014-06-08 at 13.25.39
  • Screen Shot 2014-06-08 at 13.31.05
  • Screen Shot 2014-06-08 at 15.21.28
  • Screen Shot 2014-06-08 at 13.34.49
  • Screen Shot 2014-06-08 at 14.20.22

814,312 total views, 4,793 views today