Me udhëzim të Rektorit, sqarojmë që çdo student mund të aplikojë njëkohësisht në disa programe studimi. Pra, ai mund...
Këto janë dokumentat që nevojiten për të aplikuar në programet Master Profesional dhe Master Shkencor në Universitetin e Vlorës....
Formulari i aplikimit Procedurat e regjistrimit dhe pranimit në studimet e Ciklit të Dytë. Kuotat e Pranimit dhe Tarifat...
Për studentët që regjistrohen për herë të parë në programin Bachelor, taksa e regjistrimit është 1600 lekë, ndërsa tarifa...
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë shpall konkursin për vendin e lirë të punës “Punonjës mbështetës, mirembajtës” në Sektorin e Shërbimeve....
Universiteti “Ismail Qemali” Vlore, shpall konkursin për vende të reja pune për personel akademik efektiv me kohë të plotë,...
Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin...
Lexoni Udhëzimin e Rektorit dhe dy vendimet e reja të Senatit. Vendim Nr. 25 datë 19.09.2014 Vendim Nr. 26...
Urimi i Rektorit të Universitetit të Vlorës
për fillimin e vitit të ri akademik 2014-2015

Të dashur studentë,
Të respektuar kolegë,

Më lejoni t’ju uroj fillimin e një viti të ri të mbarë akademik në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, duke ju dëshiruar përzemërsisht sukses, të gjithëve!

U drejtohem në mënyrë të veçantë studentëve rishtarë, të sapoardhur në auditorët tona: Mirësevini! Jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur. Do të studioni në një nga institucionet më të mira të arsimit të larte publik në Shqipëri. Do të merrni mësim nga lektorë të aftë, të kualifikuar mirë, në mjedise gjithnjë e më të përshtatshme, do të shfrytëzoni lehtësitë e bibliotekës, mundësitë për t’u ushtruar në sport, mbështetjen e një administrate plotësisht në shërbimin tuaj. Programet tona të perditesuara me arritjet më të mira bashkëkohore, nxisin e shpërblejne vullnetin e talentin aty ku prireni më shumë, e ku, natyrisht, do të punoni me më dëshirë.

Kolegë pedagogë! Rrethanat e reja të zhvillimit të shpejtë shoqëror e institucional në vend, kërkesat në rritje për cilësi dhe qasje të matshme të suksesit në mësimdhënie e kërkim, domosdoshmëria e një vetëdijeje morale më ambicioze për gjithçka që lidhet me profesionin tonë, nga infrastruktura më funksionale te përpunimi e përkryerja e ideve e tezave akademike, janë arsye të mjaftueshme që të paralajmëroj një vit ku do të na duhet të punojmë shumë. E çmoj si shenjë të mirë, sepse tashmë është e njohur se ku shkojnë zotimet tona. Na duhet të strukturojmë qartë profilin tonë universitar si arsye për të ekzistuar.

Nëse kemi ndryshuar mjaft dhe shpejt në të shkuarën, tash duhet të shfrytëzojmë ndryshimin për të ecur shpejt në të ardhmen. Ju ftoj në këmbim të shpeshtë mendimesh e bashkëpunim të drejtpërdrejtë. Kam bindjen se realitetet e reja të organizmit institucional këtej e në vijim do të ndihmojnë në rindërtimin e dinjitetit të marrëdhënies sonë. Për më tepër, po hyjmë në një rrugë me sukses të sigurt, me pasiguri vetëm për ata që nuk duan të rrugëtojnë aty, sepse nuk ka rrugë tjetër.
Jam besimplotë se ndajmë, sidomos sa i takon kësaj, të njëjtat pikëpamje, siç e kemi dëshmuar me qëndrimin tonë të përbashkët ndaj Reformes në Arsimin e Lartë.

Hyjmë në këtë vit të ri akademik si institucion i pjekur për moshën e tij të re, plot 20 vjeçare. Historinë tonë e kanë shenjuar, ndoshta më shumë se çdo institucion tjetër i ngjashëm, po ato ngjarje që kanë shenjuar historinë e Shqipërisë këto 20 vjet, e kësisoj, kam bindjen se nëse do të dimë t’i përgjigjemi përvojës e të shfrytëzojmë kujtesën siç na takon, krijojmë themelin për veprimtari të qëndrueshme afatgjatë e të frytshme.

Vit të mbarë pune e studimi!
Suksese!

Rektori i Universitetit Ismail Qemali Vlorë
Prof. Dr. Albert Qarri

Universiteti Ismail Qemali Vlorë

Në rradhët e para të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në hapësirën shqipfolëse.

  • Screen Shot 2014-06-08 at 13.25.39
  • Screen Shot 2014-06-08 at 13.31.05
  • Screen Shot 2014-06-08 at 15.21.28
  • Screen Shot 2014-06-08 at 13.34.49
  • Screen Shot 2014-06-08 at 14.20.22

1,161,401 total views, 1,398 views today