Erasmus Charter for Higher Education
Akorduar Universitetit të Vlorës ( 📄 Shiko dokumentin )
UNE JAM ERASMUS, PO JU?
1 në 13 studentë të UV-së, së paku një herë gjatë një cikli studimi, mund të përfitojë mobilitet Erasmus+ në një nga universitetet partnere. Dëshiron edhe ti? Ndiq videon më poshtë.
Rreth Erasmus+
Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e arsimit, trajnimit, rinisë dhe sportit për periudhën 2014-2020. Erasmus + ngrihet mbi përvojën dhe suksesin e programeve të mëparshme arsimore të BE-së (Tempus, Erasmus Mundus, Alfa, Edulink etj) dhe mbështet shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafeve akademike dhe administrative, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.
Bashkëpunimi me vendet partnere mbështetetet nëpërmjet:
KA1-“Mobiliteti i të nxënit” përfshin shkëmbimin e studentëve, lektorëve dhe personeleve administrative nga dhe në vendet partnere. Përfaqëson rreth 63% të buxhetit total të programit.
a) Mobiliteti i Krediteve- Në fushën e mobilitetit të krediteve, Institucionet e Arsimit të Larte nga vendet e programit do të aplikojnë për menaxhimin e projekteve të mobilitetit të studentëve, pedagogëve, dhe stafit administrativ të universiteteve.
b) Shkëmbimet për mastera të përbashkëta- Programi mbështet ndërtimin e konsorciumeve që ofrojnë programe Masteri të Përbashkët Evropianë, me kohë të plotë që zgjasin një ose dy vite.
KA2- “Bashkëpunimi për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira” - përfshin bashkëpunimin për inovacionin dhe shkëmbimin e praktikave të mira midis institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve private e aktorëve të tjerë, rritjen e kapaciteteve në vendet e pa industralizuara (ish projektet Tempus). Përfaqëson rreth 28 % të buxhetit total dhe mbështesin modernizimin, aksesin dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve në vendet partnere. Projektet ndahen në:
a) projekte të përbashkëta për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në vendet partnere të modernizojnë metodat e mësimdhënies, të krijojnë programe të reja studimi ose të përmirësojnë programet ekzistuese duke i harmonizuar me ato të vendeve të zhvilluara të BE-së;
b) projekte strukturore për mbështetjen e zhvillimit dhe reformimit të institucioneve dhe sistemit të arsimit të lartë në vendet partnere. Ministritë e Arsimit janë partner i detyrueshëm në projektet strukturore.
Aktivitetet e Jean Monnet mbështesin dhe promovojnë thellimin e njohurive rreth çështjeve të Integrimit Europian, mësimdhënies dhe kërkimin mbi historinë, politikat, ekonominë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Universitetet shqiptare mund të aplikojnë për:
a) modulet Jean Monnet (kurse me kohë të shkurtër në fushën e Integrimit Europian, minimalisht 40 klasash për një vit akademik);
b) Jean Monnet për lektorët (vende vakante për pedagogët e specializuar në fushën Studime të Integrimit Europian, me një minimum prej 90 klasash për një vit akademik);
c) projektet Jean Monnet (aktivitete promovuese për çështje të Integrimit Europian, program trajnimi, etj.).
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.