Faleminderit që keni zgjedhur të bashkoheni me ne në
Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë!
Jemi shumë të nderuar dhe me padurim presim t’ju takojmë.
Urojmë që ardhja juaj në Vlorë, në Shqipëri, për të zhvilluar
studimet tuaja të shkëmbimit të jetë një eksperiencë emocionuese
dhe e paharruar.
Vlora është një vend mbresëlënës i cili duhet të vizitohet dhe
shijohet; me pasuri shumë interesante kulturore, me mjaft vende
natyrore dhe origjinale për t’u eksploruar, si dhe me shumë njerëz
miqësor dhe mikpritës për t’u takuar.
Prandaj, përfshihuni, krijoni miqësi, provoni gjëra të reja,
mësoni mbi një kulturë tjetër dhe shijoni përvojën tuaj në Shqipëri.
Ne jemi gjithmonë këtu në shërbimin tuaj, për t’ju ndihmuar gjatë këtij procesi dhe për të lehtësuar pjesëmarrjen tuaj në jetën intensive akademike dhe kulturore pranë universitetit tonë.
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.